Dhunohet një person, dyshohet se rasti ndodhi në një vilë

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese, raporton Sinjali.

Zakonisht viktima janë vajzat dhe gratë të cilat raportojnë në Polici se janë keqpërdorur seksualisht nga persona të panjohur. Për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur së fundmi në Novobërdë, ku Prokuroria tashmë ka nisur hetimet.

Një rast i dhunimit dyshohet se ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në një vilë në Novobërdë.

Rasti është duke u hetuar nga Policia dhe se viktima me urdhër të prokurorit është dërguar në strehimore.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë