Lëndohen tre persona si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në magjistralen Prishtinë-Pejë
Një aksident mes tri veturave ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.
Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Njëri nga të lënduarit, për shkak të lëndimeve është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.
“Rreth orës 17:20 në magjistralen Prishtinë-Pejë, në fshatin Grabanicë ka ndodhë një aksident, ku kanë qenë të involvuara tri vetura, tre persona janë të lënduar, dy janë dërguar në Qendër të Mjekësisë Familjare në Klinë për tretman mjekësor”, tha Gashi për Klankosova.tv.