Gashi i PDK-së i reagon deputetit Dugolli: “E pranuat se një person pa post shtetëror ka fuqinë ta lë Kosovën në terr”
Anëtari i PDK-së në Komisionin Qendror të të Zgjedhjeve (KQZ), Ilir Gashi, i është përgjigjur deputetit të VV-së, Enver Dugolli pas një deklarate të tij, duke thënë se ky pranon publikisht se një person pa asnjë funksion zyrtar në Republikën e Kosovës ka fuqinë që me një urdhër ta lërë vendin në terr.
Sipas Gashit, kjo nuk është një situatë e rastësishme, por është një dorëzim i shtetit nga Albin Kurti në duart e strukturave joshtetërore.