Lahi Brahimaj takon dy bashkëluftëtarët e tij në Prekaz
Lahi Brahimaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka vizituar sot Prekazin, ku ishte i pranishëm me dy gjeneralët e shquar dhe bashkëluftëtarët e tij, Fadil Kodra dhe Ilaz Derguti.
Ai i cilësoi këta burra fisnikë si personifikim të guximit dhe patriotizmit që përfaqëson kombin shqiptar.
Sipas Brahimajt, Prekazi mbetet një simbol historik i qëndresës dhe sakrificës shqiptare.