Sot varroset i moshuari nga Fushtica e Poshtme që humbi jetën në aksident trafiku

Sot do të mbahet ceremonia e varrimit për Zeqir Bahtiarin, 83-vjeçar, i cili humbi jetën si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur më 18 gusht në Fushticë të Poshtme.

Bahtiari, i cili ishte goditur nga një furgon teksa po ecte, ndërroi jetë më 14 tetor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej për lëndimet e rënda.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot në varrezat e fshatit Fushticë e Poshtme në orën 16:00.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë