Gruda i PDK-së: Mesazhet e Mihalit dëshmojnë se VV-ja funksionon si parti-shtet
Zyrtari i PDK-së nga Drenica, Përparim Gruda, ka komentuar mesazhet të cilat i ka publikuar gazeta Nacionale midis Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit.
Për Grudën, këto mesazhe dëshmojnë se VV-ja funksionon si parti-shtet.
“Mesazhet e publikuara të Dejona Mihalit zbulojnë një të vërtetë tronditëse: LVV-ja nuk funksionon thjesht si një parti politike, por si një parti-shtet në formën më të pastër të fjalës. Në këtë skemë, organet shtetërore janë shndërruar në marioneta të plota të strukturave partiake, ku vendimet e rëndësishme nuk merren në institucione shtetërore, por në zyrat e partisë.
Dejona Mihali, pa asnjë titull zyrtar, i kërkon drejtorit të KEK-ut – i cili duhet të jetë i pavarur dhe jopolitik – të shkojë në selinë e LVV-së për të diskutuar çështje të KEK-ut. Madje, ai duhet të dorëzojë përgjigjet për ministren vetëm pasi ato të kenë kaluar nga dora e Dejonës.” shkruan ai ndër të tjera.