Aksident trafiku me fatalitet në Drenas: Viktima ndërron jetë pas dy muajsh
Një aksident trafiku ka ndodhur më 16 gusht, rreth orës 21:10 në Drenaa, ku një mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda.
Fatkeqësisht, pas dy muajsh betejë për jetën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), viktima ka ndërruar jetë më 14 tetor 2024, transmeton portali DrenicaOnline.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të sqarimit të mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes tragjike.
Policia po vazhdon hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Ngushëllime familjes së viktimës për humbjen e tyre të madhe./DrenicaOnline/