Daut Haradinaj: Nëse iu mungojnë kuzhinierët i kam dy gjallë ende të Brigadës 131
Kuvendi i Kosovës do të mbajë senacë të jashtëzakonshme lidhur me gjendjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kjo me kërkesë të 42 deputetëve nënshkrues. Seanca nis nga ora 12:00.
E lidhur me këtë ka reaguar Daut Haradinaj përmes një video së bashku me shefin e grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.
Ai ka thënë se nesë FSK-së u duhen kuzhinier ai ka dy të cilët janë të gatshëm për të ndihmuar ushtrinë.
‘’Nëse ju mungojnë kuzhinierët i kam dy gjallë ende të Brigadës 131, Baca Gani Dabiqaj dhe Baca Islam Malaj’’, ka thënë Haradinaj./Indeksonline/