Aksident fatal sapo ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova, një person humb jetën…pamje nga vendi i ngjarjes

Një person ka vdekur në një vetaksident fatal me motor pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lexuesit e DrenicaOnline kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, tha se mjekët kujdestarë e kanë konstatuar vdekjen e këtij personi në vendin e ngjarjes.

“Me datë 13.10.2024 rreth ores 14:40, është pranuar informata se në Autostraden “Ibrahim Rugova” Km-3; drejtimi Prizeren Jug-Vermicë është shkaktuar një Vet-Aksident trafiku me Motor. Njesitë policore për kontroll të autostrades, përfshirë edhe njesinë e hetimeve kanë dal ne vendin e ngjarjes për procedura të nevojshme hetimore. Mjekët kujdestar kanë konstatuar se personi ka qenë pa shenja jete”, tha Hoxha.

Theksojmë se ditëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur disa aksidente për shkak të mos respektimit të rregullave të trafikut.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë