Zyrtarët e Komunës së Drenasit morën pjesë në trajnimin treditor për dokumentet kryesore komunale
Zyrtarët e Komunës së Drenasit kanë përfunduar një trajnim treditor, ku u diskutuan katër dokumentet kyçe për funksionimin e komunës.
Kryetari Ramiz Lladrovci falënderoi pjesëmarrësit për përkushtimin e tyre dhe rolin e rëndësishëm që luajnë në mbajtjen e performancës komunale në nivelin më të lartë në vlerësimet kombëtare.
“Falënderoj zyrtarët të cilët morën pjesë në trajnimin treditor, si dhe zyrtarët tjerë që merren me zbatimin e përfundimeve që dalin nga këto dokumente, duke mbajtur performancën komunale në krye të vlerësimeve në nivel nacional,” u shpreh Lladrovci.
Ky trajnim synon përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve dhe transparencës në komunë./DrenicaOnline/