Avokati drenicas ka dy fjalë për themelimin e partisë së re në Drenas

Avokati Xhevdet Smakiqi ka qenë mysafir në themelimin e subjektit të ri politik në Drenas, “Bashkimi Demokratik”.

“Përvoja e Prof.Dr.Ajvaz Berisha është prej drenicaku te rexhur ne aksione patriotike e atedhetare si Familje e Madhe e nderuar Berisha e fshatit Vasilevë te Drenices”, ka thënë Smakiqi.

Postimi i Smakiqit:

Sot isha i privilegjuar te marrë pjesë si mysafirë ne themelimin e subjektit me te ri ne Drenas Bashkimi Demokratik te cilin subjekt te ri e udhëheq me pergjegjesi Profesor Ajvaz Berisha me ekipin e tij te shkelqyer te shkolluar e me pervojë institucionale.

Përvoja e Prof.Dr.Ajvaz Berisha është prej drenicaku te rexhur ne aksione patriotike e atedhetare si Familje e Madhe e nderuar Berisha e fshatit Vasilevë te Drenices.

Miku im ishte ne krye te detyres kur lufta per liri e thirrri ashtuqe ishte komandant i UÇK-së Njesisë Speciale te Shtabit te Pergjithëshem 1998-1999.

Nga paslufta ishte dhe vazhdon te jete profesor universitar me shumë se dy dekada, ishte një mandat Dekan i Fakultetit te Kultures Fizike ne Universitetin Hasan Prishtina, ish Konsull i Pergjithëshem ne Konsullaten e Kosoves ne Frankfurt.

Prof.Ajvaz Berishes i urojë suksese ne poziten e re si themelues dhe kryetar i Bashkimit Demoratik qe u promovua sot ne pranine e e delegatëve te Kuvendit Themelues te Bashkimit Demoratik.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë