12 automjete u përfshin në aksidentin në Veternik, 11 persona të lënduar (Pamje)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 14 e 30 minuta në lagjen ‘Veternik’ të Prishtinës.
Në aksident janë përfshirë 12 automjete dhe janë lënduar 11 persona. Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline, zyrtarja për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në ‘Veternik’ ka ndodhë një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 11 vetura. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 11 persona”, ka thënë Ahmeti për IndeksOnline.
Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.