Ky është Visari, viktima e tragjedisë e sotme pas shpërthimit të cisternës

Një person ka ndërruar jetë  mëngjesin e sotëm në dalje të Pejës, si pasijë e shpërthimit të një auto-cisternë.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se viktima është 44 vjeçari, Visar Muriqi.

Muriqi ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes,  pasi që shpërthimi ka qenë i fuqishëm. Ndërsa një  person tjetër ka mbetur i lënduar nga ky rast.

Ndryshe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë se rasti tragjik ka ndodhur rreth orës 09:14 minuta.

“Rreth orës 09:14 policia është njoftuar se në rrugën “Tahir Zemaj” ka ndodhur një shpërthim i një autocisterne. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente”, ka thënë Fadil Gashi për Indeksonline.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë