Shtëpi të shkatërruara e rrugë të pakalueshme, ja çka la pas uragani në Florida
Shteti amerikan i Floridës po rimëkëmbet nga ndikimi i uraganit të fuqishëm Milton, i cili shkaktoi reshje rekord shiu dhe përmbytje dhe la miliona njerëz pa energji elektrike.
Stuhia, e cila u shoqërua nga dhjetëra tornado, mori të paktën shtatë jetë, thanë autoritetet e Floridas, sipas raportimeve të mediave. Skenari më i keq me valë të larta disa metra në gjirin e dendur Tampa, megjithatë, nuk u realizua.
Gjatë natës në bregun perëndimor të Floridës, uragani shkatërroi shtëpi, dëmtoi çatinë e stadiumit të bejsbollit në qytetin St. Petersburg dhe rrëzoi një vinç në një ndërtesë.