Familja Gashi falenderon zjarrfikësit e Drenasit që e shpëtuan të riun nga aksidenti
Zjarrfikësit e Drenasit kanë intervenuar dje në mëngjes me urgjencë në një rast të vetaksidentit të ndodhur në Nekoc, ku kanë arritur ta nxjerrin dhe ta shpëtojnë personin e mbetur në veturë, transmeton portali DrenicaOnline.
Personi është nxjerr pavetëdije nga vetura dhe me autoambulancë është dërguar drejt QKUK-së.
Në komentet e familjarëve të të aksidentuarit Gashi, nuk mungon falenderimi për zjarrfikësit e Drenasit të cilët arritën ta shpëtojnë të lënduarin e tyre.
Respekt për heronjtë tanë!