Ndërtohet vigu për t’ua lehtësuar kalimin banorëve të Poklekut e Vasilevës
Shtrimi i rrugëve me asfalt në Vasilevë, Poklek e fshatrat tjera, po vazhdon. Edhe vigut i erdhi radha, në plan janë edhe shumë projekte tjera infrastrukturore.
Punimet janë monitoruar nga afër nga nënkryetari i komunës, Arben Shala, drejtori i Drejtorisë për Infrastrukturë Publike, Endrit Gllareva, anëtari i kuvendit komunal, Hamit Haxhiu, dhe administratori i fshatrave Vasilevë, Poklek i Ri dhe Poklek i Vjetër, Zekë Kluna.
Komuna e Drenasit mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve në dobi të qytetarëve të saj.
.
.