Projekt i rëndësishëm për trajtimin e qenve endacakë në Komunën e Drenasit
Komuna e Drenasit së bashku me Fondacionin StrayCoCo, ne tri vitet e fudnit, janë duke e zbatuar projektin për trajtimin e qenve endacakë.
Projekti për mes metodës KSVL (kastrim, sterilizim, vaksinim, lëshim në vendin e vet) ku deri me tani për gjatë këtyre tre viteve kemi arritur të trajtojmë mbi 1500 qenë në mbarë territorin e komunës tonë.
Ky projekt është në përputhje me përpjekjet e komunës për të ulur numrin e popullatës së qenve endacakë në rrugë dhe për të ofruar mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm për të gjithë banorët tanë.
Projekti do të zbatohet nga ekipi i Spitalit Veterinar “CityPet-Hospital, partnere e Fondacionit StrayCoCo, ndërsa Komuna do të jetë përgjegjëse për programin edukativ në shkolla, si dhe shkëmbimin e informacionit dhe ngritjen e ndërgjegjësimit publik për përfitimet e programit.
Ftojmë të gjithë banorët të marrin pjesë në këtë projekt dhe të ndihmojnë në zbatimin në lagjet e tyre duke informuar Komunën apo Spitalin Veterinar CityPet-Hospital, për qentë që duhet të përfshihen në projektin KSVL
Ne gjithashtu i nxisim pronarët e qenve që t’i bëjnë kafshët shtëpiake me mikroçipe dhe sterilizimin/kastrimin në mënyrë që të shmangin këlyshët e padëshiruar.
Gjithashtu nga qytetarët kërkojmë që para se të blejnë qenë, të marrin në konsideratë adoptimin e qenve të shpëtuar dhe të mos i braktisin kafshët shtëpiake dhe këlyshët e tyre sepse në këtë mënyrë krijojnë problem për të gjithë komunitetin.
Poashtu, njoftojmë qytetarët se në rastet kur nuk kanë mundësi financiare për të mbuluar koston e sterilizimit/kastrimit të kafshës tuaj, ju lutemi kontaktoni Spitalin Veterinar CityPet-Hospital +38345578239 sepse Fondacioni Zvicran StrayCoco dhe Komuna e Drenasit mbulon edhe sterilizimin e qenve me pronarë që nuk mund ta përballojnë koston.
Le të jemi të gjithë të përgjegjshëm dhe të marrim seriozisht çështjen e qenve endacak që ta zgjidhim së bashku!