Nxënësit nga Drenasit, shkëlqejnë në garat ndërkombëtare të gjuhës angleze
Tre nxënësit e shkollave të Komunës së Drenasit, në një garë ndërkombëtare të gjuhës angleze, kanë arritur rezultate të shkëlqyera në një konkurrencë me bashkëmoshatarët e tyre nga vendet e ndryshme të botës.
Në këtë garë ndërkombëtare, kanë marr pjesë mbi 88 mijë nxënës nga 66 vende të botës dhe tre nxënësit e shkollave të Drenasit, kanë arritur në gjysmëfinale dhe në finale.
Nxënësit e kësaj gare janë; Kela Thaqi, Art Ramadani dhe Elma Nika, ndërsa mësimdhënësja është Fjoralba Demaku-Qorri.
Më poshtë gjeni linkun e prezantimit të sukseseve të nxënësve tanë: