Musliu e PDK/së: Nëse Bedri Hamza s’do i realizon këto kërkesa të Policisë, unë do i kërkoi llogari

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka thënë se kërkesat e Policisë së Kosovës kanë mbetur të pa realizuara dhe se gjendja dhe pas një viti është e njëjtë.  Ndërsa ka thënë se nëse kandidati i PDK-së për kryeminister Bedri Hamza brenda 100 dite të qeverisjes së tij nuk do t’i plotësojë 10 kërkesat e policisë, atëherë ajo perosnalisht do t’i kërkojë llogari.

“Policia e Kosovës para një viti kishte këto kërkesa, edhe një vit pas gjëndja është e njejtë. Nëse Kryeministri i ri Bedri Hamza brënda 100 dite të qeverisjes së tij nuk i adreson këto çështje unë përsonalisht do t’i kërkoj llogari”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Ndryshe Musliu ka publikuar kërkesat e policisë si Ligji i pagave, shtesat e rrezikshmërisë në punë, shujta mujore, shtesat për punë të veçantë, klasifikimi në koeficient për staf civil, shpërblimi për fundvit për përformancë të mirë, tri paga përcjellëse për të pensionuarit, zbritja e përvojës së punës nga 0.5 në 0.25 për 15 vitet e para, sigurimi shëndetësor dhe jetësor si dhe ligji për Pensionim në Policinë e Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë