Foshnja tre-ditëshe dërgohet pa shenja jete në QKMF të Skenderajt

Një ngjarje e rëndë është raportuar nga portali rajoni.org, ku burime brenda Policisë së Kosovës kanë konfirmuar se një foshnje tre-ditëshe është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) të Skenderajt pa shenja jete.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00.

Deri tani, nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes së foshnjës, dhe autoritetet janë në pritje të hetimeve të mëtejshme për të zbuluar detajet e ngjarjes tragjike.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë