Arrestohet një person në Komoran, policia tregon motivin
Është arrestuar një person në Komoran pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën, mashkull, transmeton portali DrenicaOnline.
Policia ka bërë të ditur se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:00./DrenicaOnline/