Krasniqi: PDK-ja është në garë për vend të parë, Bedri Hamza kryeministër i ardhshëm
Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë një interviste në RTV 21, ka folur për shumë tema, përfshirë zgjedhjet, narracionin e pushtetit të kryeministrit Albin Kurti për “zhvillimin e Kosovës”, e dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Çka tha kryetari i PDK-së?
Së pari, Krasniqi e lavdëroi kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, të cilen e quajti “kandidat të duhur për të gjithë qytetarët”.
“Hamza është kanditait i duhur për të gjithë qytetarët, video e Hamzës që ka ftuar qyetetarët është ne frymën e fushatës që do ta shohim në vazhdimësi se është pranë qytetareve pa dallim, Hamza është kadidati i qytetarëve të Kosovës që garon me PDK është kandidaturë ndryshe nga ato që i kemi në skenën politike”, tha Krasniqi.
Në intervistë, Krasniqi u tregua goxha optimist, duke sqaruar se PDK-ja është në garë për vendin e parë.
“Bindja ime e plotë dhe apsolute është se kryeminsitër i ardhshëm është Bedri Hamza, PDK-ja është në garë për vendin e parë”, tha Krasniqi.
Pastaj Krasniqi u mor me qëndrimet zyrtare të Qeverisë Kurti. Sipas Krasniqit, qeverisja katër vjeçare e VV-së është një mundësi e humbur.
“Ka qenë një mandat i fuqishem, një mundësi e humbur, ka pasur mundësi që të ketë një qasje dhe qeveri transoformative në Kosovë, por qytetaret për këto 4 vite kanë pasur tema që nuk janë tema për tryezat familjare pasi që shumica e temave kanë qenë, dialogu, ndërkombëtarët, siguria asnjë herë s’kanë qenë tema që na preokuptojnë” – tha Krasnqi.