Rrahmani e Korenica ndahen nga Vetëvendosje, sot pritet të zyrtarizohet koalicioni i ri
Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Eman Rrahmani e Visar Korenica nuk do të jenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme.
Burime e Indeksonline kanë pohojnë se Rrahmani dhe Korenica do të largohen nga LVV-ja dhe se do të bëhen bashkë me disa parti tjera.
“Koalicioni për familje, ku listes i prij unë, pjese e koalicionit Akr, PD dhe nje grup intelektualësh”, ka thënë ky burim.
Pas këtij vendimi, deputetit Eman Rrahmani ka njoftuar menjëherë konferencë për media.
Përmes një komunikatë për media, të martën pritet ta zyrtarizojnë largimin nga partia e Albin Kurtit, ku do të dalin bashkë me përfaqësues të AKR-së dhe bashkë me Ferid Aganin e PD-së.
Konferenca do të mbahet më 1 tetor, ditë e martë, ora 11:00, para hyrjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës.