Armend Rexhepagiqi, një nga figurat më të rëndësishme të muzikës në Kosovë, ka hapur zemrën për marrëdhënien e tij me konceptin e të qenit baba, duke pranuar se kurrë nuk kishte ndjerë dëshirën për të pasur fëmijë.
Gjatë intervistës në T7, ai tregoi se fokusi i tij kryesor ka qenë gjithmonë muzika dhe se, ndonëse e respekton rolin e prindërimit, nuk e ka parë kurrë si pjesë të jetës së tij personale.
Ai ka thënë se as ai dhe as bashkëshortja e tij nuk e kanë ndjerë nevojën të bëhen prindër.