Vajzat e Salih Dvoranit të suksesshme në muzikë, rrëmbejnë çmime në festivalin mbarëkombëtar
Alea dhe Alisa Dvorani kanë marrë pjesë në festivalin mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë “Mollëkuqet dhe “Rising Stars” i udhëhequr nga drejtoresha Arta Haziri-Nuhiu në Gjilan.
Vajzat e doktorit nga Drenasi Salih Dcorant, përveç që ishin pjesëmarrëse në këtë festival ato edhe ishin fituese, transmeton DrenicaOnline.
“Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë “Mollëkuqet dhe “Rising Stars” i udhëhequr nga Drejtore Arta Haziri-Nuhiu në Gjilan u bë edhe më i veçantë me suksesin e vajzave tona, Alea dhe Alisa. Është një kënaqësi e papërshkrueshme kur përkushtimi, angazhimi dhe talenti shpërblehen me arritje të tilla të mëdha!”, ka shkruar dr.Salih Dvorani.
Ky festival, që bashkon zëra nga Ballkani dhe Europa, ofroi një garë emocionuese dhe një përvojë të jashtëzakonshme për të gjithë artistët pjesëmarrës. Megjithëse konkurrenca ishte e fortë, Alea dhe Alisa triumfuan duke rrëmbyer çmimet kryesore në kategoritë e këndimit dhe pianos.
Për më tepër, ato morën ftesa për të përfaqësuar Kosovën në festivale ndërkombëtare në Itali, Poloni, Bullgari dhe vende të tjera.
Një arritje e shkëlqyer për to dhe për artin muzikor të Kosovës!
E ardhmja është e juaja!