Vdes i riu nga Drenica me banim në Gjermani

I riu nga Kllodernica e Skenderajt, Gzim Smakaj ka ndërruar jetë dje në Gjermani. Lajmin e kanë dhënë familjarët e të ndjerit.

Njoftim:

Me dhimbje të thellë dhe në pikëllim të madh, duhet të njoftojmë se djali ynë i dashur, vëllai dhe babai, Gzim Smakaj, ndërroi jetë sot më 29 shtator 2024, në moshën 41-vjeçare. Në këto momente të vështira, mendimet tona janë me të, dhe do ta mbajmë gjithmonë në zemrat tona.

Në dashuri të përjetshme për ty,
ati yt Muhamet,
motra jote Valentina,
vëllezërit e tu Besim dhe Besnik,
dhe djali yt Taulant.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë