Ishte zhdukur në luftë, gjendet i vrarë Ramadan Hoxha nga Damaneku i Drenasit
Ramadan (Jonuz) Hoxha nga Damaneku i Drenasit, i cili ishte i zhdukur gjatë kohës së luftës, është gjetur i vrarë nga forcat serbe në Prekaz, transmeton portali DrenicaOnline.
Eshtrat e tij u identifikuan nga Mjekësia Ligjore ndërsa familjarët u njoftuan sot gjatë ditës.
Njoftimi i familjës:
Të nderuar Familjar, Miq ju njoftojmë me dhimbje se pas 25 vitev trupi i pa jetë i prindit Ramadan (Jonuz) Hoxha i cili ishte i zhdukur nga lufta është identifikuar nga mjëksia ligjore se është gjet i vrar në Prekazin heroik nga çetniket serb.
Pusho në paqe Babë.
Vorrimi i të ndjerit bëhet të Martën 01.10.2024 në ora 17:00 në Fshatin Damanek, Drenas.