Invalidi nga Drenica i 3 luftrave e lë vendin e tij për të punuar në Gjermani: Çka ka si unë, le ta lëshojnë Kosovën!
Faruk Zeka, nga fshati Abri i Komunës së Skenderajt, ka disa vite që po punon në Munich të Gjermanisë.
Në një rrëfim për “Indeksonline”, ai ka treguar se si ish-pjesëtarë i 3 luftrave është detyruar që patjetër ta lëshojë Kosovën.
“Jam invalid i luftës. Nga fshati Abri i Komunës së Skenderajt. Te Ilir Sinani kam para 5 vite dhe jam duke punuar. Mirë s’është me lëshu vendin, por rrethanat janë bërë ashtu dhe pajtetër është dasht. Jam me familje këtu. Mesazhi për kosovarët, cka ka si unë le ta lëshojnë Kosovën”, është shprehur ai.
Nga ana tjetër, pronari i kompanisë, biznismeni i njohur, Ilir Sinani ka treguar se në firmën e tij shumica e puntorëve janë shqiptarë.
“… merremi me mirëmbajtjen e rrugëve, amortizimin e rrugëve ku ecin tramvajat”, tregon ai.
Për më shumë, ndiqeni rrëfimin: