Aksidentohet kamioni i një kompanie pastrimi në Mazgit të Obiliqit, lëndohet shoferi

Një aksident trafiku ka ndodhur në Magzit të Obiliqit, ku është rrotulluar një kamion i një kompanie pastrimi.

Nga pamjet që ka siguruar DrenicaOnline, shihet se kamioni është rrokullisur në një rrugë afër Obiliqit.

Nuk dihen ende rrethanat se si erdhi deri te aksidenti, ndërkaq shoferi i kamionit thuhet se është dërguar në QKUK, ndërsa nuk dihet nëse ka të tjerë të lënduar.

Kamioni i aksidentuar i takon kompanisë “Pastrimi” në Lipjan.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë