Musliu- Shoshi: Tragjedia e Abrisë na kujton rëndësinë e lirisë dhe paqes

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka bërë homazhe në fshatin Abri e Epërme, në 26-vjetorin e masakrës së 23 anëtarëve të familjes Delijaj, në mesin e të cilëve pat gra, fëmijë e pleq.

Musliu-Shoshi tha se kjo ngjarje na kujton rëndësinë e lirisë dhe paqes.

“Le të punojmë për të ardhmen e shtetit tonë ku kujtimi për ata na udhëheqë gjithmonë! Nderojmë të gjithë ata që humbën jetën dhe sakrifikuan për lirinë e Kosovës!” shkroi Musliu-Shoshi në Facebook.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë