Pensionohet komandanti i Gardës Kombëtare të FSK’së, Naim Haziri
Është pensionuar komandanti i Gardës Kombëtare, gjeneral brigade Naim Haziri.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, që tha se Hazirit i është ndarë medalja “Shërbim i shquar”.
“Me rastin e pensionimit të Komandantit të Gardës Kombëtare, gjeneral brigade Naim Haziri, sot i kam ndarë Medaljen, Shërbim i shquar”, me motivacion për shërbim të jashtëzakonshëm dhe meritor në Forcën e Sigurisë së Kosovës.”
Maqedonci i ka shprehur mirënjohje të lartë Hazirit për kontributin dhe sakrificën në Luftën Clirimtare dhe për angazhimin në TMK, FSK dhe Ministrinë e Mbrojtjes.
“Në pritjen e veçantë, i shpreha mirënjohjen e lartë për kontributin dhe sakrificën e madhe të tij në Luftën Çlirimtare, si dhe për angazhimin e pandërprerë në TMK, FSK dhe në Ministrinë e Mbrojtjes. Pensionim të qetë, shëndet dhe të gjitha të mirat në jetë Gjeneral!”