Këta janë tre terroristët e rastit “Banjska”, sillen nën masa të rrepta sigurie në gjykatë
Nën masa të rrepta sigurisë, tre terroristët e arrestuar në rastin Banjska: Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq janë futur në sallën e Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Ka nisur seanca përgatitore në rastin Banjska, bazuar në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës më 11 shtator kundër 45 personave, përfshirë Millan Radoiçiqin i cili ende është i lirë.
Kjo seancë vjen një ditë pas përvjetorit të sulmit në Banjskë, në veri të Kosovës, kur një grup i armatosur serb sulmoi policinë dhe vrau rreshterin Afrim Bunjaku, transmeton indeksonline.
Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi u vranë edhe tre sulmues serbë.