Antidroga ua montoi kamerat në mal, kush janë bossat e drogës nga rrethi i Malishevës (Pamje)
Hetues të antidrogës së Policisë së Kosovës, në rajonin e Gjakovës, janë duke hetuar rastin lidhur me veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” sipas kodit penal të Republikës së Kosovës, me ç’rast në vendngjarje në tre lokacione të ndryshme janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara për kanabis sativa me gjatësi 20-50cm.
Vendi i ngjarjes është fshati Panorc, Malishevë, vendi i quajtur të “Lugajat”, një zonë e thellë.
Lidhur me veprën e lartcekur penale me kërkesë nga rajoni kompetent, për tre persona të dyshuar të përfshirë në rast, policia ka marr autorizim nga Prokuroria për publikimin e fotografive të (NN) personave, për identifikimin e tyre në mënyrë që të mundësohet sjellja e tyre para organeve të drejtësisë.
Kërkojmë ndihmën e qytetarëve që për çdo informacion lidhur me identitetin apo vendndodhjen e personave fotografitë e të cilëve janë publikuar të njoftojnë Policinë e Kosovës në numrin 192 ( apo 045285169).
Çdo informacion i ofruar do të trajtohet me konfidencialitet të plotë.