Parashikimi i motit për sot, pasdite e në mbrëmje pritet të ketë reshje shiu
Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.
Kryesisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, pritet të ketë reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara mund të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë rrufeje.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 23°C, njofton Meteo Kosova, transmeton Sinjali.
Era do fryjë kryesisht nga kuadrati i juglindjes me shpejtësi prej 10-28 km/h.