Qeveria nderon Heroin e Kosovës: Segmenti Ballaban-Banjskë merr emrin e policit Afrim Bunjaku
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sonte një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dhe ndryshuar disa vendime.
Në mesin e tyre, ka vendosur që rrugën rajonale R-217, segmentin Ballaban-Banjskë, ta emërtojë me emrin e heroit Afrim Bunjaku, i cili u vra nga sulmi terrorist serb.
“Emërtuar Rrugën Rajonale R-217 segmenti: Ballaban – Banjskë, me emrin e Heroit të Republikës së Kosovës “Afrim Bunjaku””, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
.
.