Kush do të fitojë garën për drejtues të OVL-UÇK-së në Drenas, Enver Hajdari apo Elmi Shala?
Ditën e shtunë, me 28 shtator do të mbahen zgjedhjet për kryetar të OVL-UÇK-së, dega në Drenas.
Deri më tani sipas burimeve të “Epokës së re” janë bërë njohura dy kandidatura.
Ajo e kryetarit aktual, luftëtarit të orëve të para Enver Hajdari dhe Elmi Shalës, vëllait të gjeneralëve Shaban e Bedri Shala.
Në këtë Kuvend zgjedhor të OVL të UÇK-së dega në Drenas, përpos kryetarit do të zgjedhën edhe anëtarët e këshillit drejtues dhe delegatët për Kuvendin zgjedhor qendror të Organizatës.