Këta janë 5 të dyshuarit për rrahjen te autolarja në Komoran, u kapën për një plastikë të veturës
Dy persona përfunduan në prangat e Policisë të dielën në mbrëmje, ndërsa tre të tjerë ndodhen në arrati, pas një përleshje fizike, në Komoran të Drenasit. Një person mbeti i lënduar dhe i njëjti u dërgua në QKUK për trajtim mjekësor. Policia tashmë e ka konfirmuar rastin, ndërsa janë zbuluar edhe detaje të reja.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se rasti ka ndodhur te një autolarje dhe të dyshuarit janë:
B.Saliuku – i arrestuar,
B.Saliuku – i arrestuar,
A. Berisha – në kërkim,
A. Berisha – në kërkim,
M. Berisha – në kërkim.
Siç merr vesh Sinjali, gjatë përleshjes janë përdorur edhe shkopinj druri, ku për pasojë viktima 39-vjeçar pësoi lëndime trupore.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se motivi i rastit dyshohet se lidhet me një mosmarrëveshje momentale për një plastikë të veturës.
Policia ka arritur t’i arrestojë dy prej të dyshuarve, të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njejtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.“
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.