Barnatoret në Komoran nuk po e respektojnë kujdestarinë, inspeksioni ua jep vërejtjet e fundit

Drejtoria e Inspeksionit në vazhdën e realizimit të planit të saj ka vazhduar me mbikëqyrjen e barnatoreve, lidhur me respektimin e orarit të punës si dhe kujdestarive.

Në kuadër të vizitave të realizuara në qendrën e Drenasit si dhe në Komoran, është konstatuar që disa nga subjektet tregtare, nuk kanë respektuar orarin e kujdestarisë, ashtu siç është e përcaktuar nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik. Këtyre subjekteve tregtare u janë dhënë vërejtjet e para paralajmëruese, ndërsa në rast të mosrespektimit të orarit do të vazhdohet me masat e parapara me ligj transmeton DrenicaOnline.

Drejtoria e Inspeksionit inkurajon të gjithë qytetarët që në rast të hasjes së ndonjë parregullsie të çfarëdo natyre lidhur me shërbimin e barnatoreve, të njoftojnë Inspektoratin për zbatimin e ligjit.

Bashkëpunimi i qytetarëve shton efikasitetin e Inspeksionit./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë