“U hap një pusetë por reagimi ishte i menjëhershëm”/ Qytetari i befasuar se si brenda 30 minutave u rregullua problemi i shfaqur në një rrugë të Drenasit!

Një kapak i pusetës është thyer ose vjedhur mbrëmë në rrugën kryesore në qendër të Drenasit, duke shkaktuar rrezik për pjesmarrësit në trafik.

Mirëpo me tu raportuar nga kalimtarët, menjëherë policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të sinjalizuar rrezikun.

Brenda 30 minutave është rregulluar problemi dhe është vendosur kapaku mbi pusetë për t’iu mundësuar kalimi i sigurt qytetarëve.

“E pash që ish hap pusteta dhe menjëherë telefonova policine. Ata dulen në vendin e ngjarjes dhe pas pak erdhen edhe zjarrfikësit. Puseta e mbulua me kapak të ri brenda më pak se 30 minutave. Me erdh mirë për këtë reagim kaq të shpejtë”, ka deklaruar qytetari.

Bashkëpunimi me qytetarë jep rezultate konkrete në përmirësimin e infrastruktures rrugore.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë