Therja me thikë në Drenas, policia arreston dy persona

Dy persona janë arrestuar në Drenas, njëri prej tyre i mitur, pasi që të mërkurën kishin sulmuar dhe therur me thikë një person të mitur, transmeton DrenicaOnline.

Policia ka njoftuar se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Me urdhër të prokurorit, rasti është hapur ‘lëndim i rëndë trupor’ ndërsa me të po merret njësiti i hetimeve në kuadër të stacionit policor në Drenas./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë