Arrestohet Leonora Gashi, i bëri foto një të moshuari në shtrat dhe i mori më pas 50 mijë euro

Policia e Kosovës e ka arrestuar Leonora Gashin, gruan të cilën e shpalli në kërkim të premten që lamë pas me dyshimet për shantazh.

Leonora arriti që brenda pak ditësh ta bënte për vete një të moshuar (71- vjeçar) të cilit i kurdisi një skenar të rrezikshëm.

Ajo e bindi 71-vjeçarin që të kishin raporte intime me të dhe e shfrytëzoi momentin për t’i bërë foto në shtrat me të.

Duke e shantazhuar më pas se fotot do t’ia dërgonte familjes së tij, Leonora arriti të marrë nga i moshuari plot 50 mijë euro.

Në një aksion të organizuar të policisë, dje është kapur në një banesë e dyshuara Leonora Gashi. Me vendim të prokurorit, 41-vjeçarja është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë