“Nëse kërkon më shumë, po kërkon diktaturë…”, komentet e qytetarëve pasi Kurti u shpreh se do më shumë vota se në vitin 2021
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kërkuar më shumë mbështetje në zgjedhjet e reja sesa në ato të vitit 2021. Në fjalën e tij në tubimin me gratë e Vetëvendosjes, Kurti u tha atyre se rezultati “duhet të përsëritet e tejkalohet”.
Por, a do ta kalojë VV-ja 50.2%-shin e shkurtit 2021, në zgjedhjet e reja?
Gazeta Sinjali ka pyetur lexuesit në rrjetin social Facebook, nëse mendojnë se do të kalohet rezultati i vitit 2021, me ç’rast disa prej tyre kanë komentuar se nëse kërkohet më shumë, i bie “diktaturë në demokraci”, teksa ka pasur të tjerë që besojnë që kjo shifër padyshim se do të tejkalohet.
“51% dmth eshte gjithe pushteti. Nese kerkon me shume po kerkon diktatur e jo demokraci. Me mbi 51% s’ke ne gjendje nje projekt per 4 vjet me e kry. Qytetaret sot jetojne me keq se para 4 viteve e ikja e te rinise eshte me e madhe se asnjehere me pare. Sipas DASH ka korrupsion masiv ne qeverine tende e sipas BE s’ka asnje ndryshim ne asnje sfere.” – ka shkruar njëri prej tyre.
“Zgjedhjet e kaluara te kam votuar e keto zgjedhje s’dal hiç. Absolutisht jam i deshperuar me qeverisjen tende. Te kam votuat per arsim e shendetesi dhe ne dyjat ke deshtu.” – thotë një tjetër.
“Personalisht kam biznes me 5 punetorë. Sot gjendjen financiare e kam shume me keq se para 4 viteve. Te kam votuar per reforma dhe ne fakt ke stagnuar.” – u shpreh pronari i një biznesi.
“Ti je kryeministri me jetegjate pas Thaçit. Ke nejte afer 5 vjet ne pushtet e sen t*** s’ke punu.” – thuhet në komentin e një qytetari tjetër.
Megjithatë, ka pasur edhe të atillë që e kanë mbështetur.
“Heren e kalume se pata votu, mendova se ashte i etur veç për pushtet dhe tash do e votoj me krejt familjarët e mi, sdu me i pa politikanat e shkive tu u shetit neper veri”.