Ky është 32 vjeçari i arrestuar për armëmbajtje pa leje në Llapushnik të Drenasit
Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë të ndryshme pa leje, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë është zbuluar edhe sot në Llapushnik të Drenasit, ku është identifikuar një person i dyshuar për armëmbajtje pa leje.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se i dyshuar për rastin është: E.Gashi, rreth 32 vjeçar.
Ai është arrestuar mëngjesin e sotëm, pasi Policia e ka ndalë veturën e tij, dhe gjatë kontrollit i ka gjetur një armë zjarri me 15 fishekë dhe një thikë të gjatë.
Pas intervistimit nga hetuesit policor, Prokurori ka urdhëruar ndalimin e tij dhe inicimin e hetimit.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.