Ushtarët amerikanë të KFOR-it zhvilluan trajnim në Drenicë për shkatërrimin e mjeteve të pashpërthyera
Sot, disa pjesëtarë të KFOR’it zhvilluan trajnimin për shkatërrimin e pajisjeve të rrezikshme të pashpërthyera, në Drenicë, transmeton portali DrenicaOnline.
Përmes një njoftimi në Facebook, KFOR’i thotë se po vazhdon ta zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë.
.