Policia i kap dy persona në Komoran, i dërgon në stacion- Detajet

Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar pasi që të njëjtit kishin shtënë me armë zjarri në një aheng familjar në Komoran.

Nga të dyshuarit janë sekuestruar dy armë Zoraki  dhe një karikator, transmeton portali DrenicaOnline.

Rasti i gjuajtjes me armë sipas policisë ka ndodhur të premtën.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt./DrenicaOnline/

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë