Njoftim për banorët e Poklekut, Korroticë dhe Zabelit të ulët lidhur me furnizimin me ujë të pijshëm

Komuna e Drenasit, njofton banorët e tri fshatrave, Poklek, Korroticë e Zabel i ulët se pas përfundimit të projektit për shtrirjen e rrjetit dhe vendosjes së orë matësve në secilën ekonomi familjare, për të pasur furnizimin me ujë të pijshëm, duhet të lidhet kontrata mes ekonomisë familjare dhe Ndërmarrjes së Ujësjellësit “Prishtina” njësia në Drenas.

Prandaj për të lidh kontraten, ju duhet të vizitoni çdo ditë pune zyret e ujësjellësit që gjinden në Çikatovë të Re, përkatësisht afër dy blloqeve të banimit social.

Ne këtë njoftim u bashkëngjesim edhe linkun e lokacionit ku mund të lidhni kontraten.

Linku: https://www.google.com/maps/place/42%C2%B037’30.9%22N+20%C2%B052’47.2%22E/@42.6252464,20.8797858,557m/data=!3m2!1e3!4b1!4m4!3m3!8m2!3d42.6252464!4d20.8797858?entry=ttu&g_ep=EgoyMDI0MDgyNy4wIKXMDSoASAFQAw%3D%3D

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë