Natë e kobshme në Sllatinë/ Burrë e grua të vdekur në aksident trafiku

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit të ndodhur të enjten në mbrëmje në Sllatinë.
Drejtori i Emergjencës në QKUK Naser Syla, tha se sipas informacioneve një person ka humbur jetën në vendin e ngjarjes ndërsa një grua ka humbur jetën në Emergjencën e QKUK-së.
Tutje bëhet e ditur se edhe dy persona të gjinisë femrore, të përfshiera në këtë aksident, ndodhen në emergjencë.
Mjekët e emergjencës kanë thënë se një nga të lënduarat është në gjendje të rëndë.
/DrenicaOnline/