Ferma e pulave në Arllat shpëton pa u djegur, por ajo sot po përballet me mungesë të energjisë (Video)

Ferma e Pulave C&M në Arllat të Drenasit për pak ka shpëtuar pa u djegur.
Dikush qëllimisht kishte ndezur një zjarr afër fermës i cili shpejt iu afrua objektit ku ndodhen mijëra pula vojse.
Ferma me pronare Laurita Bujupi i shpejtoi më të keqes falë punës së zjarrfikësve të Drenasit dhe banorëve të fshatit, por ajo sot po ballafaqohet me mungesë të energjisë elektrike, ku shtyllat prej druri u dogjën nga zjarri.
Stafi i fermës po përballet me një situatë aspak të mirë pasi që gjeneratorët nuk po munden të punojnë pa ndërprerje për të siguruar ventilimin dhe shpërndarjen e ushqimit.
Andaj kërkohet nga KEDS që të intervenojë sa më shpejt për të siguruar energjinë elektrike në të kundërtën po rrezikohet i gjithë biznesi./DrenicaOnline/