4 persona të arrestuar në Drenas

Janë arrestuar katër të dyshuar në Drenas pasi të njëjtit, dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme janë përleshur fizikisht me viktimën, transmeton portali DrenicaOnline.
Si pasojë, lëndime kanë pësuar viktima dhe njëri nga të dyshuarit, të cilët kanë marrë tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 21 e 20 minuta. Me ngjarjen është duke u marrë njësiti i hetimeve në nivel të stacionit policor./DrenicaOnline/
.
.