Aksidenti fatal në Komoran/ Ja nga cili vend është viktima dhe të lënduarit

DrenicaOnline ka raportuar më heret për një aksident trafiku me pasoja fatale që ka ndodhur mbrëmë gjatë mesnatës në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, në Komoran.
Burimet e DrenicaOnline kanë thënë se një person i moshës 35-vjeç ka ndërruar jetë ndërsa tre të tjerë kanë marrë lëndime trupore, një më rëndë i cili është nisur drejt Emergjencës në QKUK.
Sipas burimeve të DrenicaOnline, viktima dhe të lënduarit janë nga komuna e Suharekës.
Vdekjen e viktimes e ka konstatuar Dr.Edison Gashi në QMF-Komoran.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, një kamion dhe një veturë, transmeton portali DrenicaOnline.
Lexuesit e DrenicaOnline kanë dërguar pamje nga ky aksident i cili i ka qenë tejet i rëndë.
Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e aksidentit për tu marr me rastin.